Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, thuhet në njoftim.

Reklamë