Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, me thirrjen që qytetarët të mos heshtin dhe të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse.
Në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Thirrja për protestë është bërë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili kërkon mobilizim qytetar dhe paralajmëron se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të protestuesve.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshimit, të mos qëndrojnë indiferentë dhe ta bëjnë zërin e tyre pjesë të kërkesës për drejtësi për Arlindën dhe çdo grua të vrarë.
“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në thirrjen e kolektivit.