Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Ju konfirmojme se me urdher te Prokurorit kujdestar, eshte ndaluar per 48 ore, personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërkohë, Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qellim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Shala për Reporteri.net.

Reklamë

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Reporteri. net se gruaja ka raportuar dhunë psikike të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jeton prej disa muajsh.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk bashkëjeton që disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Pllana për Reporteri.net.