Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se zhvillimet atje po përcillen me shqetësim, kujdes dhe përgjegjësi, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka theksuar rëndësinë e përparimit demokratik të Shqipërisë, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të angazhohen për ndërtimin e një drejtësie dhe demokracie që u reziston trysnive të kapitalizmit dhe ndikimit të oligarkisë.
“Protestat në Shqipëri po i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi, dhe gjithësesi me dashuri. Përparimi dekomraitk i Shqipërise është e rëndësisë jetike, ne shqiptarët duhet tía dëshmojmë vetës se dijmë të ndërtojmë drejtësi e demokraci, që i qëndron trysnisë kapitalzimit dhe qeverisje që nuk i përkulet oligarkisë”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Sa i përket trazirave gjatë protestave, Kurti ka deklaruar se lëndimet dhe dhuna ndaj njerëzve janë brengë dhe shqetësim për të gjithë.
“Të rinjtë duhet të kenë arsye të besojnë në atdheun e tyre, Shqipërinë, të jetojnë me dinjitet nga puna, të jenë palë në vendime, dhe ta kenë shtetin si mbështetje, posaçërish për arsim . Rininë dhe atë studentore ne i kemi shumë të çmuara, një demokraci vetë me besimin e të rinjëve, e ripërtërinë vetën si shoqëri. Ne duam një Shqipëri që i mbijeton çdo qeverisje, ku institucionet janë më të forta se cilado forca të padrejtësisë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.