Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net kanë bërë të ditur se një burrë dhe një foshnjë e gjinisë femërore (babë e bij), rreth tre muajshe, janë gjetur të vdekur në një shtëpi.

Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tyre.

Reklamë

Reporteri.net ka tentuar të marrë informacione nga Policia Rajonale e Gjilanit lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar për këtë rast.