Një moment i pakëndshëm është regjistruar gjatë ndeshjes mes Racing Santander dhe Real Madridit, pasi një goditje e fuqishme e mesfushorit Aurelien Tchouameni përfundoi në tribunë, duke goditur në fytyrë një tifoz të vogël.
Djaloshi mbeti i lënduar dhe shpërtheu në lot nga dhimbjet, por fatmirësisht situata përfundoi mirë.
Pas ndeshjes, ai pati mundësinë të takohej me yjet e Real Madridit, të cilët i dhuruan një moment të veçantë për ta kompensuar përjetimin e pakëndshëm.
Ndërkohë, Kylian Mbappe reagoi me humor për rastin, duke thënë: “Është faji i Tchouaménit, ai nuk di të gjuajë!”
“Papá, Mbappé.”
🗣️ Kylian Mbappé: “Ha sido culpa de Tchouaméni, no sabe tirar.”
JAJAJAJAJAJAJAJAJA 🤣🤣🤣 https://t.co/PEkq0GFWEf
— (fan) REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) November 1, 2026
Reklamë
Kujtojmë se Real Madridi triumfoi me rezultat 3:0, me golat e Mbappés, Bellinghamit dhe Diomandes.