Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Demairaj të Gjilanit.
Ajo ka kërkuar që rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji, shkruan Reporteri.net.
Ministrja tutje thotë se familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut.
Postimi i saj i plotë:
Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Gjilanin dhe të gjithë ne, me humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj.
Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja.
Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional.
Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.