Forcat turke kanë kapur gruan e udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“SH.B.A. ka njoftuar se Bagdadi vrau veten në një tunel, dhe kjo është arsyeja pse ata filluan fushatën. Por unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk folëm për këtë në çdo gojë, si ata. Ne kapëm motrën dhe dhëndrin e tij, në Siri”, tha Erdogan në një fjalim në Universitetin e Ankarasë, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Dy ditë më parë, motra e madhe e udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi u arrestua në një bastisje nga forcat turke të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, dhe zyrtarët besojnë se ajo mund të sigurojë informacione domethënëse në lidhje me organizatën terroriste, ISIS. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.