Dy meshkuj janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy femrave.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 18:40.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë

Për rastin janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.