Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me ta.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon tryezën e gurtë gjashtëkëndore të vendosur para godinës së kryeministrisë dhe sipër saj 6 letra me mbishkrimin; dialog.

Studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e kreut të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij, pa marrë parasysh faktin që kryeministri tash e një kohë po e përsërit këtë formë ftese.

Reklamë