Hamza Abdelkarim mund të jetë një nga emrat që do ta marrin vëmendjen në Barcelonë para ndeshjes me Aston Villan.
Sulmuesi 18-vjeçar po lufton për ta fituar besimin e Hansi Flickut dhe për të siguruar më shumë minuta në ekipin e parë.
Ai i ka treguar cilësitë e tij edhe në seancat stërvitore, ku së fundmi e realizoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës.
Barcelona nuk e la pa koment këtë moment, duke e publikuar videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Goleador i lindur”.
Abdelkarim kishte shkëlqyer edhe gjatë përgatitjeve për sezonin, duke shënuar katër gola dhe duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i Barcelonës në fazën përgatitore.
Tashmë, talenti nga Egjipti shpreson që paraqitjet e tij ta bindin Flickun për t’i dhënë një mundësi në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Aston Villas.