Një qendër thirrjesh në Kosovë është bastisur në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrime me investime online, ku humbjet e viktimave vlerësohen në mbi katër milionë euro.

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga ky operacioni, i cili është zhvilluar nga Eurojust dhe Europol, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Policia tha se u bastisen pesë lokacione në Kosovë, ndërsa u arrestuan tre persona.

Reklamë