Fenerbahçe ka arritur një fitore të madhe ndaj Liverpoolit, duke e mposhtur skuadrën angleze me rezultat 3:2, në një përballje dramatike të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Protagonist i mbrëmjes ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores për skuadrën turke në minutën e 79-të.

Muriqi, i cili e nisi ndeshjen nga banka rezervë, u inkuadrua në pjesën e dytë dhe vetëm pak minuta më vonë u bë vendimtar. Ai shënoi me kokë pas një harkimi të Archie Brown, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shpërthyer festën në stadiumin e Stambollit.

Reklamë

Ndeshja kishte nisur më mirë për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 25-të me Trey Nyonin. Fenerbahçe reagoi shpejt, duke barazuar katër minuta më vonë përmes Mason Greenwood.

Në pjesën e dytë, Liverpooli riktheu epërsinë me Alexander Isak në minutën e 69-të, por vendasit nuk u dorëzuan. Archie Brown barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Muriqi realizoi golin që vulosi fitoren 3:2.

Kështu, sulmuesi kosovar u shndërrua në heroin e Fenerbahçes, duke i dhënë skuadrës së tij një triumf të rëndësishëm përballë një kundërshtari të madh evropian.

Për ta parë golin:


Kësisoj, Fenerbahce aktualisht ndodhet në epërsi 3-2 ndaj Liverpoolit.