Skitari kosovar Drin Kokaj ka regjistruar një paraqitje të mirë në garën ndërkombëtare të sllallomit, të mbajtur më 4 nëntor në kompleksin “Ski Dubai”, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kokaj u rendit në vendin e katërt në konkurrencën e meshkujve, në një garë ku morën pjesë përfaqësues nga 17 shtete.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS), garuesi kosovar përfundoi me kohë prej 53.69 sekondash, vetëm 1.21 sekonda prapa fituesit Achille Barthe nga Franca, i cili e mbylli garën me kohën 52.48 sekonda.
Në podium u ngjitën edhe Winston Tang, i cili zuri vendin e dytë me 45 të qindtat më shumë se fituesi, si dhe Qingze Meng, në pozitën e tretë, me 92 të qindtat prapa.
Kokaj la pas në renditje disa garues të tjerë, përfshirë Emir Lokmiqin nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili përfundoi i pesti.
Kjo garë është pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare të skijimit që po zhvillohen në Dubai, ndërsa rezultati i Kokaj përbën një paraqitje pozitive për përfaqësuesin e Kosovës në këtë disiplinë.
Garimi në Dubai është një mundësi për skitarin kosovar që të rikthehet në konkurrim ndërkombëtar pas përvojës olimpike në Milano Cortina.