Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë.

“Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”, thuhet në njoftim.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Reklamë

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.