Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur një aksion kundër aktiviteteve të kundërligjshme të lojërave të fatit në tri komuna të vendit: Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione, ndërsa në fokus të tij janë aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit.
Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se aksioni është drejt përfundimit.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa informacione të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit.