Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan-Vlorë në Shqipëri, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, Baftjar Shahaj, banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ka vdekur.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, raporton Tch.

Reklamë

Policia bën me dije se nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.