Barcelona vazhdon të jetë një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë për skuadrat angleze kur luan në shtëpi.
Skuadra katalanase e ka vazhduar serinë pozitive edhe pas fitores 3:0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, shkruan “Goal”.
Me këtë triumf, Barcelona ka arritur në 16 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi kundër ekipeve angleze në garat evropiane, me bilanc prej 11 fitoresh dhe pesë barazimesh.
Humbja e fundit e katalanasve në shtëpi ndaj një skuadre angleze daton nga sezoni 2006/07, kur Liverpooli kishte triumfuar 2:1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales së Champions League.
Që nga ajo kohë, asnjë klub tjetër anglez nuk ka arritur ta mposhtë Barcelonën në stadiumin e saj.
Në këtë seri janë përfshirë përballjet me Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Chelsean, Arsenalin, Tottenhamin dhe së fundmi Aston Villan.
Fitorja ndaj skuadrës së Unai Emeryt e konfirmon edhe një herë rekordin mbresëlënës të Barcelonës, që prej afro dy dekadash nuk njeh humbje në shtëpi ndaj përfaqësuesve të futbollit anglez