Policia e Kosovës ka njoftuar se së bashku me njësitet e tjera shtetërore përkatëse, kanë arritur të nxjerrin një automjet nga liqeni i Ujmanit.
Fundosja e këtij automjeti ishte raportuar nga një qytetar vitin e kaluar i cili kishte thënë se vetura ka qenë e parkuar jashtë rrugës te liqeni i Ujmanit, porse në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqe.
Policia ka njoftuar tutje se pas nxjerrjes, vetura i është dorëzuar pronarit legjitim.
“Ky veprim është ndërmarrë pas uljes se nivelit te ujit dhe gjithashtu ka shërbyer si një lloj trajnimi për pjesëtarët e policisë si dhe institucioneve tjera qe kane marre pjese ne këtë aksion. Rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me date 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit. Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.
Operacioni është zhvilluar nga njësitet (NJSO, NJRSH, NJNSH), në bashkëpunim me Ekipën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensonin për Menagjimin e Emergjencave dhe Klubin e zhytjes Trepça. Ka nisur në orën 10:00 të ditës së sotme dhe ka përfunduar në orën 12:40.


