Depuutetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, dëshmi për 171 mjekët e kthyer në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ajo thotë se shifrat duhet të kenë dëshmi, ndërsa pohon se kthimi i secilit mjek në vendin tonë është lajm i mirë.
“Kthimi i secilit mjek në Kosovë është lajm shumë i mirë. Por shifrat duhet të kenë dëshmi. Kur suksesin e shpallni në emër të Qeverisë, edhe dëshmitë duhet me i dhanë në emër të saj.”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj:
Albin Kurti na tha dje se gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për me jetu e punu.
Kryeministër, publikoni të dhënat: cili institucion i ka numëru, me çfarë kriteresh dhe ku punojnë sot këta mjekë?
Me ardhë për disa ligjërata dhe me u kthy për me ndërtu jetën në Kosovë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Sqaroni cilën prej tyre e keni paraqitë si sukses.
Sipas Odës së Mjekëve, gjatë vitit 2025, 95 mjekë kanë marrë dokumentacion për punësim jashtë vendit. Kjo nuk na jep të drejtë me i shpallë të gjithë të larguar. Po aq, as ju nuk ju jepet e drejta me e quajtë secilin angazhim të diasporës kthim për me jetu e punu këtu.
Kthimi i secilit mjek në Kosovë është lajm shumë i mirë. Por shifrat duhet të kenë dëshmi. Kur suksesin e shpallni në emër të Qeverisë, edhe dëshmitë duhet me i dhanë në emër të saj.