Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së bankës në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.
Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se mori rreth 60 mijë euro.
Si ndodhi grabitja?
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor. Një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.
Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.
Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.