Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 836 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 19 aksidente me dëme materiale.
Në statistika nuk figuron asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë arrestuar 13 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar nëntë persona.
Në kategoritë e personave në ndalim policor dhe atyre në vuajtje të dënimit nuk është raportuar ndonjë rast.