Një grua në Zubin Potok ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 12:10.

Viktima, femër kosovare, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara, po ashtu femër kosovare.

Reklamë

Të dyja palët janë intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.