Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të shtetasve kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kurti ka folur për nevojën e bashkëpunimit më të madh me mërgatën dhe kontributin që ajo mund të japë në institucionet e Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje veçanërisht profesionistëve nga diaspora që të kthehen dhe të angazhohen në institucionet e vendit.
Kurti ka përmendur konkretisht sistemin e drejtësisë, duke iu drejtuar avokatëve që jetojnë në Francë me ftesën për t’u bërë prokurorë në Kosovë.
“Nëse dikush prej jush është avokat këtu, unë shumë do të kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.