Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë një person duke e goditur me veturë.
Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 21:10, në rrugën “Ilir Konushefci”.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.