Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur nënën e tij.
Rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 21:30.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ta ketë kanosur nënën e tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.