Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci paralajmëroi vështirësi për qytetarët pasi tha se po hyjmë në muajt e dimrit.
Nagavci tha në seancën e Kuvendit se luftërat botërore po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e energjisë e produkteve ushqimore.
“Kemi hyrë në muajt e dimrit. Po afrohen edhe festat e fundvitit. Familjeve iu shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë, të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën”, tha ajo.
Nagavci tha se Kosova po i përjeton “pasojat e këtyre luftërave” qe nga viti 202.
Në këtë situatë, ajo tha se Qeveria ndërmori masa.
“Gjatë vitit 2026, Qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për t’i mbështetur qytetarët përballë këtyre vështirësive”, tha ajo.
Nagavci përmendi rritjen e pagës minimale, shtesat për lehonat, pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori e subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
Deputetja tha se e vlerësojnë “punën e deritanishme dhe masat që janë ndërmarrë” nga Qeveria.