Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të arrihet në mënyrë paqësore, pa përmendur përdorimin e forcës.

Xi e cilësoi ribashkimin një “detyrë historike të palëkundur” të Partisë Komuniste dhe i bëri thirrje popullit kinez në mbarë botën të kundërshtojë pavarësinë e Tajvanit.

“Bashkatdhetarët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit, si dhe të gjithë kinezët brenda dhe jashtë vendit, duhet t’i bashkojnë forcat për t’iu kundërvënë forcave separatiste që kërkojnë “pavarësinë e Tajvanit” dhe të punojnë së bashku për zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës, si dhe për ribashkimin e plotë të atdheut. Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet. Ribashkimi i plotë i atdheut duhet dhe do të realizohet”, tha Xi Jinping.

Reklamë

Xi Jinping i bëri këto komente në një ceremoni në Pekin që shënoi 160-vjetorin e lindjes së Sun Yat-sen, udhëheqësit revolucionar që ndihmoi në përmbysjen e monarkisë perandorake të Kinës në vitin 1911.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ndërsa Taipei i ka kundërshtuar vazhdimisht pretendimet e Pekinit.