Gjashtë zona të Prishtinës kanë mbetur përkohësisht pa ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja emergjente e furnizimit është shkaktuar nga pëlcitja e një gypi me diametër DN 200.
Sipas kompanisë, zonat e prekura janë Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.
Ekipet teknike kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
“Ekipet tona teknike janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me përkushtim të plotë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania nuk ka dhënë një afat të saktë se kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë në zonat e prekura.