Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar institucionet e drejtësisë për mënyrën se si po trajtohen rastet që lidhen me sigurinë.

Ajo ka përmendur rastin e Arlindës Zekajt, për të cilën ka thënë se institucionet e kanë lënë në duart e vdekjes, ndërsa ka vënë në pah rastin e fundit të arrestimit të pronarit të një lope që kullot bar.

Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”.

Reklamë

Postimi i saj:

Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!

Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!

Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin.

Reklamë