Gentiana Begolli, redaktore në Radio Televizonin e Kosovës ka denoncuar prokurorin Blerim Igrishta, duke thënë se i njëjti i ka ngritur aktakuzë padrejtësisht, vetëms pse kishte mbrojtur institucionin ku punon.
Begolli përmes një reagimi në Facebook ka thënë se tash e gati dy vjet po përballet me procese gjyqësore, të cilat, sipas saj, kanë ardhur si pasojë e veprimeve të prokurorit Igrishta, shkruan Reporteri.net.
Ajo pretendon se prokurori nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, për të cilin thotë se ishte përfshirë në konflikt interesi dhe deklarim të rremë brenda RTK-së, por ndaj saj, për shkak të qëndrimit që kishte mbajtur në mbrojtje të institucionit.
Tutje, redaktorja e RTK-së ka paralajmëruar se do të vazhdojë të publikojë, siç i ka cilësuar ajo, veprimet e kundërligjshme dhe shkeljet profesionale që ia atribuon prokurorit.
Postimi pa ndërhyrje i saj:
Blerim Igrishta ke gabu rond kur ke marr vendim per padrejtesi ne kurriz temin… N’paça ymer idiotizmat skom me t’i lonë me kullotë as ne Pallat te Drejtesise, as ne heshtjen institucionale e as ne harresen e publikut. Tane jeten kom me t’i publiku te bamat tua, se veç keto te raportuarat jane shume, e lere me ato qe do te mund te ndodhin, nese dikush nuk merr masa urgjente ndaj teje.
Pronari hyn ne burg me vendim te prokurorit Blerim Igrishta sepse Lopa e tij hyn me kullote ne oborr te gjykates….
Nuk jane keto skandale te vetme qe raportohen ne medie per “prokurorin” Blerim Igrishta.
E kam mision jetesor me demasku e publiku secilin pisllek profesional te ketij njeriu te “drejtesise”, heret apo vone…
Ka gati 2 vjet qe une endem gjykatave shkaku ketij personi, vetem pse e kam mbrojte Institicionin ku punoj mbi 23 vjet, RTK-ne…
Ky nuk ngriti aktakuze per personin qe u zu ne konflikt interesi e deklarim te rrejshem brenda RTK-se, ngriti aktakuze ndaj meje qe e mbrojta institucionin prej shkeljeve te ligjit nga ana e saj….(shpejte do te dihet edhe emri i personit ne fjale)
E sot nje njeri, siç raportojne mediat, me vendim te tij e paskan shti ne burg sepse lopa paska hy me kullote ne oborrin e gjykates…
PRA EDHE NJE HERE: Blerim ke gabu rond kur ke marr vendim per padrejtesi ne kurriz temin… N’paça ymer idiotizmat skom me t’i lonë me kullotë as ne Pallat te Drejtesise, as ne heshtjen institucionale e as ne harresen e publikut. Tane jeten kom me t’i publiku te bamat tua, se veç keto te raportuarat jane shume, e lere me ato qe do te mund te ndodhin, nese dikush nuk merr masa urgjente ndaj teje.
Blerim nime kane kalu gati dy vjet, ama mos e ngaterro heshtjen me friken, as durimin me dorezimin. Unë nuk kam me u ndale deri ne dakikun kur ty te shoh ku e ki vendin…
E nese mendon qe me nje aktakuze ke arrite me me frikesu, me me demotivu apo me me zmbrapse, e ke zgjedhe personin e gabuar. E kam takatin e dynjase me u marre me “prokuror” si ti qe insonin e shtin ne burg pse lopa po i kullote…
Blerim: lopa le te kullote bari, po ti mos mendo qe mundesh me i lane me kullote vendimet e tua pa llogaridhenie!