Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të SHBA-së.

Me këtë rast, presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen e thellë për SHBA-në dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

Ajo theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.

Reklamë

Trupat e Marinës së Shteteve të Bashkuara (USMC) janë një degë e Forcave të Armatosura të SHBA-së, e specializuar në luftimet amfibe dhe ekspedicionare, që vepron nën Departamentin e Marinës së SHBA-së. Ato janë themeluar më 10 nëntor 1775 dhe rithemeluar në formën e saj aktuale më 11 korrik 1798.

Misioni kryesor i tyre është reagimi ndaj krizave kombëtare dhe operacione sigurie. Numri i personelit përbëhet deri në 175 000 anëtarë në shërbim aktiv dhe rreth 33 000 personel rezervë.