Deputetjae LDK-së, Janina Ymeri ka ngritur shqetësimin për dallimet në tarifat e energjisë elektrike ndërmjet komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shumë për energjinë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për bartjen e një pjese të kostove të furnizimit me energji në veri te konsumatorët e tjerë.
Postimi i saj i plotë:
Çdo herë që pretendohet rritja e rradhës së tarifave të rrymës, lëshohen video se kemi tarifat më të lira.
Fillimisht si fillim, le t’i tregojmë Kosovës sa dallon tarifa e rrymës për komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës në krahasim me ne si banorë në komunat me shumicë shqiptare.
Tarifa e lartë:
Ne (komunat me shumicë shqiptare) paguajmë rrymën 9.05 cent ata (komunat në veriun e Kosovës) 7.4 cent për kWh.
🔴22.3% me shtrenjtë rryma për ne.
Tarifa e ulët:
Ne paguajmë rrymën 3.88 cent ata 3.17 për kWh.
🔴22.4% më shtrenjtë rryma për ne.
Kjo është për bllok tarifën me pak se 800kW ose siç është portretizuar, me më pak të ardhura.
Megjithatë nëse nuk je duke jetuar në Veriun e Kosovës, paguan rrymë më shtrenjtë.
Mbi 800 kW.
Tarifa e lartë:
Ne paguajmë rrymën 15.43 cent ata 13.73 cent për kWh.
🟠12.4% më shtrenjtë rryma për ne.
Ne paguajmë rrymën 7.28 cent ata 6.47 cent për kWh.
🟠12.3% më shtrenjtë rryma për ne.
Të dy palët kemi një kryeministër, një shtet.
Dallimi është se në Qeverine VV, rritja e energjisē elektrike na është lënë kosovarëve si barrë duke përfshirë edhe një pjesë tē shpenzimeve për veriun e Kosovës.
Krahasimi është për konsumatorë familjarë nga faturat pas 06/ 2025. Në koment gjeni faturat nga website i Elektrosever-it, furnizues në veriun e Kosovës.
Të gjithë numrat lartë janë nga krahasimi i kostos për kWh nga faturat tuaja si familje krahasuar me pikën 5 të tabelës nga Elektrosever.