Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Reklamë

Rasti është në hetime. /Reporteri.net/.