Jensen Huang po diskuton me njerëz të afërt mundësinë e kthimit në krye të Nvidia-s. Aleatë të tij në Silicon Valley po organizojnë një fushatë për ta bindur bordin e kompanisë që ta riemërojë.
Një nga aleatët e Huang-ut i tha FT-së se po formojnë një “war room” (grup pune) me drejtues të njohur të teknologjisë për të lobuar për kthimin e tij, dhe se do të përpiqen të fitojnë edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.Sipas të njëjtit person.
“Të gjithë ata që kanë rëndësi në tech (jashtë frontier labs) e duan Jensen-in.
”Fushata publike për ta kthyer ka marrë hov gjatë fundjavës. Ndër emrat që kanë mbështetur publikisht një letër të hapur me titullin “Bring Jensen Back” janë, Elon Musk (CEO i Tesla dhe SpaceX) dhe Tim Sweeney (CEO i Epic Games).
Gjithashtu, aksionarë të mëdhenj si Brad Gerstner (Altimeter Capital) dhe Gavin Baker (Atreides Management) kanë publikuar një letër ku i kërkojnë bordit të Nvidia-s të mbajë “të gjitha opsionet hapur”, përfshirë edhe kthimin e mundshëm të Huang-ut.
Në të njëjtën kohë, bordi i Nvidia-s po zhvillon një hetim të pavarur për sjelljen e Huang-ut. Dorëheqja e tij erdhi pas raporteve për afera personale, njëra me një grua të dyshuar si spiune kineze dhe një tjetër me një nëpunëse të kompanisë.