Ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Astrit Haraqija, është arrestuar më 14 nëntor 2026, në kuadër të një operacioni të një operacioni të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ku lidhet mbi hetimet për trafikim të dyshuar të narkotikëve.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Korab Bokshi.

Në këtë operacion janë arrestuar gjithsej edhe gjashtë persona.

Reklamë

Bokshi thotë se Haraqija i ka mohuar lidhjet me aktivitetin kriminal, se nuk i njeh personat e tjerë të arrestuar..

Poashtu ai shton se banesa e tij është bastisur dhe nuk është gjetur asgjë inkriminuese që lidhet me këtë vepër.

Avokati shton se janë sekuestruar telefonat dhe disa para, ku pretendon se janë kursime të fëmijëve të tij.

Mbrojtja ka paraqitur ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, kundër vendimit për ndalimin 48 orësh.