Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosovës pas skandalit të djeshëm në Bruksel, ku në një koncert gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Kyochyuk në një postim në X.

Eurodeputeti tha se kjo e minon frymën e pajtimit rajonal.

Reklamë

“Dhënia e një skene për meloditë nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, shkroi ai.

 

Reklamë