Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Aktgjykimin e shkallës së parë e shpalli gjyqtari Christopher Gosnell.

Pas shpalljes së dënimit, gjyqtari i tha Thaçit se dënohet me një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.

Reklamë

Pas këtyre fjalëve, Thaçi ka tentuar të flasë, por nuk i është dhënë fjala, ndërsa më pas është parë duke u ulur.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, thotë Presidenti Thaçi në Hagë pas shqiptimit të dënimit të dytë, citohet të ketë thënë ai pas shpalljes së vendimit.