Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor në disa pika dhe është dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor ndaj tij.

Gjykata Speciale ka marrë aktgjykim dënues ndaj tij lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

Ky vendim shënon një tjetër goditje të rëndë ndaj Thaçit, i cili u dënua me 25 vjet burg, më 16 shtator në Hagë.

Reklamë