Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet sot nga ora 14:30.

Në të, do të adresohet ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Reklamë

Konferenca do të mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thirrja e kësaj konference vjen në ditën kur është shtyrë seanca e Kuvendit për çështjen e Ligjit për Specialen, për çka paraprakisht Çitaku dhe Hamza kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.