Komisioni Hetimor Parlamentar është duke intervistuar Albulena Muja Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjatë dëshmisë së saj, Muja Bajraktari deklaroi se Qendra për Punë Sociale asnjëherë nuk e kishte vlerësuar viktimën si rast me shkallë të lartë rrezikshmërie.

“Në rastin konkret, asnjëherë Qendra për Punë Sociale nuk ka potencuar se viktima është në suaza të rrezikshmërisë së lartë, koncepti i trajtimit të fundit është orientuar komplet ose në pjesën dërrmuese kah fëmija… Viktima asnjëherë nuk është deklaruar që jam e rrezikuar, e në raste të tjera ka raste ku drejtohen tek unë, kërkojnë ndihma në kuptimin e pagesave të qerasë për viktimat në mënyrë që me largu viktimën prej vendit ku ndihet e rrezikuar” – theksoi mes tjerash ajo.

Reklamë

Dëshmia e saj po jepet në kuadër të hetimit parlamentar për rrethanat dhe trajtimin institucional të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.