Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se katër persona janë arrestuar gjatë një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve, të koduar “Taslixhe”.
Operacioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë, në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë.
Sipas Sveçlës, gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.
Ai ka theksuar se luftimi i trafikimit të narkotikëve dhe mbrojtja e të rinjve mbeten ndër prioritetet e institucioneve të sigurisë.
