Një rast i pazakontë është raportuar në Graçanicë, ku një burrë ka deklaruar se ndihet i frikësuar nga bashkëshortja e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 nëntor, rreth orës 22:00.
Në raport bëhet e ditur se viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se frikësohej nga bashkëshortja e tij, e cila është intervistuar nga policia.