Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij në familje, dhe është nisur për në Hagë.
Ai ka qëndruar për katër ditë rresht, nga disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania në Prishtinë.
Krasniqi ka ardhur në një vizitë që iu miratuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për siç u tha, arsye humanitare.
Është raportuar se gjendja shëndetësore e gruas së tij nuk është e mirë.
Krasniqi pritet të kthehet sot në Hagë.
Krasniqi është marrë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së kanë qenë të ë pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte.
Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
