Në kuadër të procesit të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake (RML) kanë realizuar me sukses aktivitetin e qitjes me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në poligonin e qitjes në Bizë, Republika e Shqipërisë.

Me këtë rast, aktivitetin e kanë vizituar Komandanti i KFT-së, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij dhe Atasheu Ushtarak i FSK-së në Shqipëri, si dhe përfaqësues të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Vizita kishte për qëllim për të parë nga afër realizimin e qitjes dhe vlerësimin e zbatimit të procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të mbështetjes luftarake me zjarr indirekt.

Gjatë aktivitetit u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve të RML-së në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajës 120 mm të sistemit Vuran.

Reklamë

Me këtë rast, Gjeneral Brigade Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e FARSH-së për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e RML-së për angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.

Reklamë