Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, ka shënuar gol të bukur dhe të parin personalin për Milanin në ndeshjen kundër Frosinones.
Jashari shënoi falë një goditjeje të fuqishme, pas një pasimi të Adrien Rabbiot, duke çuar epërsinë e Milanit për 3-1.
Goli i Jasharit erdhi në minutën e 48′.
Ky është një moment i veçantë për mesfushorin shqiptar, pasi shënon golin e parë që prej transferimit te gjiganti italian.
ARDON JASHARIII. 3-1!!! ANOTHER ASSIST FROM ADRIEN RABIOT 🔥 https://t.co/1ibCPKD1vR
— Milan Wire (@MilanWireX) November 22, 2026