Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, së bashku me gjashtë fishekë, gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, personi që ishte në veturë është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.