Një doganier i Kosovës është goditur në dorë nga një person i dyshuar, i cili ka tentuar të ikë me automjet pasi është ndaluar për kontroll për mallra të kontrabanduara në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 13:27, kur ekipi i Doganës ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari, mashkull kosovar, ka goditur në dorë doganierin me automjetin e tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Reklamë

Rasti është raportuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Raporti i Policisë së Kosovës:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Podujevë 24.11.2026 – 13:27. Është raportuar se ekipi i Doganës së Kosovës në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndalur automjetin me qëllim të kontrollimit për mall kontrabandë, i dyshuari mashkull kosovar, me automjet në ikje ka goditur në dorë viktimën mashkull kosovar-doganier dhe ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.