Një fëmijë që ishte lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë më 27 tetor ka vdekur më 24 nëntor, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë, në mes të dy automjeteve, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

Në aksident, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kishin pësuar pesë persona, tre femra dhe dy meshkuj.

Reklamë

Njëri nga të lënduarit, i dyshuar në rast, pas trajtimit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa personat e tjerë kishin pranuar tretman mjekësor.

Më 24 nëntor, Policia është njoftuar se fëmija, femër, e cila po trajtohej në QKUK, ka vdekur. Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i Policisë së Kosovës:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Tirana, Gjakovë 27.10.2026 – 17:25. Më 24.11.2026 është raportuar se kishte ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëri me targa të Shqipërisë ngasës i dyshuari mashkull i Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore drejtues mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin pësuar pesë persona: tre femra dhe dy meshkuj-njëri i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët kanë pranuar tretman mjekësor. Më 24.11.2026 është raportuar se e lënduara femër-fëmijë e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

Reklamë