Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se i kishte kanosur të dy prindërit e tij.
Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 23:00.
Sipas Policisë, kanosja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i Policisë së Kosovës:
KANOSJE
Mitrovicë 24.11.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë, duke i kanosur dy prindërit e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.